Nuk kishin prekur as topin! Goli më i shpejtë i Botërorit lë pa fjalë tifozët, mjaftuan 71 sekonda lojë. Në harkun kohor të tri ditëve socialistët i rrëzuan 7 dekrete Presidentit të Republikës.
Këtë të premte ishte radha e kodit penal dhe ligjit për qeverisjen vendore. Një pjesë e opozitarëve të rinj surprizuan dhe mbështetën hapur Presidentin edhe pse vota e tyre ishte e pamjaftueshme.
Të rinjtë më shumë sesa për Presidentin, kritikat i kishin për Ministren e Drejtësisë. Oponenca më e madhe Ilir Metës i erdhi nga ish bashkëpunëtori më i ngushtë i tij dikur.
Spartak Braho kritikoi hapur ish shefin e tij për kthimin e ligjeve duke i paralajmëruar edhe fatin e tij politik. Beteja me dekrete nuk është e vetmja mes mazhorancës dhe kreut të shtetit.
Një tjetër përballje më e fortë pritet të hënën. Ilir Meta do rikthehet në Kuvend këtë herë jo për të drejtuar por për të dëshmuar para Komisionit Hetimor Parlamentar.
Elda Menga
Top Channel
Nuk kishin prekur as topin! Goli më i shpejtë i Botërorit lë pa fjalë tifozët, mjaftuan 71 sekonda lojë.