“Karriera” në Itali e binjakëve shqiptarë Edmond dhe Eduard Trushi mund të konsiderohet e mbyllur. Gjykata e Pordenones ka dënuar Eduardin me 11 vite e 6 muaj heqje lirie. Ai u gjet fajtor për 40 vjedhje, kryesisht në provincat e Mantova, Pordenone, Treviso dhe Venecias.

Sipas mediave italine, dy “skifterët” shqiptarë dyshohen për më shumë se 100 grabitje në Italinë qendrore dhe të veriut, por për shkak se janë identitikë ata arritën që prej shumë vitesh t’i shmangeshin drejtësisë në vendin fqinj.

Binjakët 34 vjeçarë janë identikë në pamje, kishin të njëjtin stil veshjeje, madje edhe ADN shumë të ngjashme. E vetmja gjë ku ata dallojnë janë gjurmët e gishtave.

Ndonëse ishin gjatë gjithë kohës në survejim nga autoritetet, binjakët Trushi jetonin një jetë luksi.

Pavarësisht këtyre ngjashmërive, ka qenë një gafë e Eduardit që solli dënimin me burg. Vjedhjet për të cilat u ai dënua nisën në natën midis 8 dhe 9 nëntorit në Friuli. AND-ja që u gjet në banesa i përkiste vëllezërve Trushi, por kësaj here nuk kishte më dyshime se kujt i përkiste, pasi gjatë asaj periudhe Edmondi ishte në burg dhe Eduardi i lirë.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA