Nicki Minaj bëri një njoftim të papritur, që padyshim i ka trishtuar shumë fansat e saj: reperja e nominuar për çmimet Grammy, ka vendosur të tërhiqet e t`i përkushtohet familjes.
Duket se Nicki dhe partneri i vet Kenneth Petty planifikojnë martesën, e për 36 vjeçaren që ka dhe një program të sajin radiofonik e është shfaqur dhe në disa filma hollivudiane, ky, të paktën për momentin, është fundi i rrugës sa i takon karrierës.
Disa megjithatë nuk e kanë marrë seriozisht e po presin të shohin se mos Nicki ndërron mendje. Ishin mega-hite si Super Bass, Anaconda dhe Starships ato që e kthyen Nickin në njërin prej emrave më të njohur të repereve femra në botë.
Albumet e saj solo kanë shitur miliona kopje e ka pasur bashkëpunimee me emra të tillë si David Guetta, Madonna, Ariana Grande, Kanye West, Justin Bieber e shumë të tjerë.
Nicki është nominuar për 10 çmime Grammy, ka fituar pesë MTV Video Music Awards dhe ka thyer rekordin për më shumë kryesime nga një artiste femër solo në listën botërore Billboard Hot 100.
Megjithatë, 2018-ta nuk qe një vit i mirë për të; albumi i vet i katërt Queen nuk arriti ti kapte majat e klasifikimeve, dhe këngëtarja, e anulloi edhe një turne në Amerikën e Veriut.
Irida Vasia
Top Channel