Me kërkesën që ta lejonin të kthehej tek fëmijët njëra nga të dyshuarat për skemë mashtruese dhe piramidale hodhi akuza ndaj Gjykatës për çështjen e fondit “Besa”.

“Të gjithë ata që vodhën janë jashtë”, tha mes lotëve Driza e cila edhe pse u tregua e gatshme të tregonte emrat e mashtruesve, ajo u la nën masën arrest me burg.

Proçesi u zhvillua me dyer të mbyllura dhe për abuzimin me fondin “Besa” ngeli në paraburgim drejtoresha, Albana Imami dhe oficeri i kredisë, Mihal Hanxhari.

Pas pikëpyetjeve që ngritën vetë të akuzuarit qe këmbëngulin se janë mashtruar, ishte radha e familjarëve që shpërthyen në hyrje të Gjykatës.

Nga gjashtë të ndaluar ne paraburgim mbetën tre persona mes tyre edhe drejtoresha Imami, e cila nuk u paraqit në Gjykatë. Prokuroria thotë se shtetasve të ndryshëm u janë marrë rreth 1.7 milionë euro jashtë sistemit bankar pra me përqindje, ndërkohë që përmes një skeme mashtruese janë dhënë fiktivisht kredi nga fondi.

Anila Hoxha

Top Channel