“Burg pa afat”, është masa e sigurisë që Gjykata e Krimeve të rënda ka dhënë sot për 35-vjeçarin Arjan Shahaj, i akuzuar për vrasjen e të atit, Iljaz Shahaj, 77 vjeç.

Bëhet fjalë për ngjarjen e 2 shtatorit, në pyllin e fshatit Shalës të Memaliajt, ku at e bir kishin dalë për të bërë dru. Mes tyre ka ndodhur një konflikt, ku 35-vjeçari nuk ka nguruar që ta qëllojë të atin për vdekje.

Sot është marrë vendimi që i akuzuari për vrasje, t’i nënshtrohet një ekspertimi nga mjekët e psikiatrisë, pasi thuhet se Shahaj ka probleme me shëndetin mendor.  35-vjeçari ka ushtuar dhunë sistematike ndaj babait të tij.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel