Arjan Shahaj, 35-vjeçari që vrau të atin me sëpatë në pyllin e fshatit Shalës të Memaliajt, ka treguar përpara Gjykatës sherrin që ndodhi paraditen e 2 shtatorit.

Ai shprehet se gjithçka ndodhi për shkak të grerëzave që ndodheshin në një lis, të cilat ai i kishte frikë, pasi pretendon se i shkaktojnë alergji. Ndërkohë, nuk ka shprehur pendesë për krimin, duke thënë se i ati ia ka bërë borxh.

“Marr mjekim rregullisht, pi një kokërr në darkë. Ma ka bërë borxh ai baba. Kam  hequr kusuret e botës. Më  ka rrahur me shkop në kokë. Më thoshte ‘i shkarë’.

Atë ditë u nisëm për dushk që të hanin dhitë. Lisi  kishte grerëza dhe mua më bënin reaksion dhe i thashë ‘mos të hipi o lako’. ‘Jo!’, më tha  dhe më qëlloi me pëllëmbë. Unë  i hodha bishtin e sëpatës. Ika  me vrap, shkova në shtëpi. Nëna kishte mbyllur derën. I thashë kunatës se doja rroba të reja, pantallona dhe këmishën e vëllait dhe 40 mijë lekë. Më tha ‘ çfarë ke bërë?’. ‘Mi jep shpejt’,- i thashë. ‘Nuk kam bërë gjë’, i thashë.

Kam qenë dy herë i shtruar në spital.  Një herë në vitin 2003 dhe një herë në vitin 2004; një herë 11 ditë dhe një herë 13 ditë. Edhe që u sëmura , ai baba më sëmuri”, e ka mbyllur rrëfimin Arjan Shahaj.

Top Channel