“Djemtë e këqinj” Mike Lowrey (Will Smith) dhe Marcus Burnett (Martin Lawrence) janë rikthyer sërish bashkë për një mision të fundit në “Bad Boys for Life”. “Sony Pictures” ka publikuar në Youtube trajlerin e filmit që do të shfaqet në kinematë amerikane në 17 janar të 2020.

17 vite pas “Bad Boys II”, në filmin e ri pritet të jetë edhe një personazh shqiptar. Faqja e njohur e filmave, IMDb, por edhe disa media të huaja raportojnë: “Marcus Burnett është tani një inspektor policie dhe Mike Lowery ndodhet në krizë. Ata bashkohen sërish kur një mercenar shqiptar, vëllain e të cilit ata kanë vrarë, u premton një bonus të rëndësishëm.”

Subjekti i filmit nuk është bërë publik ende nga “Sony Pictures” dhe përfshirja e një personazhi shqiptar në film nuk është konfirmuar zyrtarisht, ndonëse informacionet e para kanë filluar të rrjedhin në media.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA