Nëse futeni në punë, më parë duhet të dorëzoni disa dokumentet që kanë të bëjnë me shëndetin tuaj. Punonjësi duhet të dorëzojë në kompaninë e re një raport të bazuar nga mjeku i familjes pranë çdo qendre shëndetësore.

Gjithashtu kërkohet kontroll paraprak shëndetësor në momentin e punësimit dhe/ose gjatë tremujorit të parë të punës nga mjeku i punës, për të siguruar që shëndeti i punëmarrësve nuk vihet në rrezik nga ekspozimi ndaj risqeve profesionale.

Mjeku i punës duhet të kartelizojë çdo punonjës në fillim të punës e duhet të dokumentojë në kartelën shëndetësore të punëmarrësit dhe të vlerësimit të riskut të gjitha vizitat dhe ekzaminimet që do të kryejë punëmarrësi në vazhdim .

Punonjësit e ri nuk dorëzojnë në kompani raport mjeko-ligjor, pasi me ndryshimet e reja, ky dokument quhet raport i aftësisë në punë. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare.

Top Channel