Drejtori i ri për Evropën Qëndrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan, Dave Kostelancik mbërriti në Tiranë në kulmin e krizës politike.

Edhe pse ai nuk erdhi në vendin tonë si negociator, takimet i realizoi me të gjithë aktoret kryesore të krizës politike në Shqipëri duke u përcjellë politikanëve shqiptarë mesazhin e Shteteve te Bashkuara të Amerikës për situatën në vend.

I shoqëruar edhe nga e ngarkuara më punë e ambasadës së SHBA, Leyla Moses-Ones, zyrtari i lartë amerikan i nisi takimet me kryeparlamentarit Gramoz Ruçi në kryesinë e Kuvendit, aty ku nisi edhe kriza shqiptare me djegien e mandateve të PD-LSI. Në njoftimin e shpërndarë nga zyra e shtypit e Kuvendit, thuhet së zyrtari i DASH vuri në dukje nevojën për kryerjen e reformës zgjedhore duke rekomanduar se është përgjegjësi e qeverisë që dora e shtrirë për opozitën duhet të mundësojë tërheqjen e saj në realizimin e kësaj reforme.

Kryerja e kësaj reforme brenda vitit, sipas zyrtarit amerikan do të mundësoje edhe një presidencë shqiptare të suksesshme të OSBE-së në vitin 2020. Reforma në drejtësi ishte nje tjetër temë e prekur në takim, ku zoti Kostelancik nënvizoi se Vettingu mbështetet fort nga SHBA. Në drekë, drejtori i ri për Evropën Qëndrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan zhvilloi takime të ndara me drejtuesen e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe kryetarin e Partisë Demokratike.

Lulzim Basha, përmes disa rreshtave në Twitter zbuloi edhe detaje nga biseda me zyrtarin amerikan. Dhënia fund e pandëshkueshmërisë së politikanëve, korrupsionit dhe kapjes së shtetit si dhe rikthimi i Sundimit të Ligjit, dhe forcimi i partneritetit strategjik të Shqipërisë me SHBA ishin sipas Bashës fokusi i diskutimit të hapur dhe konstruktiv me drejtorin e Zyrës së Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit.

Zyrtari amerikan takimet me politikanët i përmbylli me kryeministrin Rama, ndërsa mungoi një i tillë me Presidentin Meta.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA