Pasditen e sotme, në Lushnje, një sipërfaqe e mbjellë me ullinj është përfshirë nga flakët.

Bëhet me dijeni se zjarri po ndihmohet edhe nga era e fortë që është duke fryrë aktualisht. Në disa zona, zjarrëfikësit e kanë të pamudnur të ndërhyjnë për shkak të terrenit.

Mësohet se asnjë prej banesave nuk është në rrezik.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse dhe punonjës të ndërmarrjes së pasurive publike në Lushnje.

Top Channel