Pezullohet projekti i turbinave të erës në ujërat e New York pas fitores së Trump në zgjedhje (fotot)
27/11 21:47
Mbi 1300 fluturime janë anuluar për shkak të uraganit Dorian, i cili shkaktoi vdekjen e pesë personave dhe lëndimin e të paktën 21 të tjerëve në Bahama.
Sipas faqes në internet për ndjekjen e fluturimeve, “FlightAware”, njoftohet se “në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë anuluar 1354 fluturime të brendshme dhe të jashtme, shumica për shkak të kushteve të motit që ka shkaktuar uragani Dorian”.
Gjithashtu raportohet se 273 fluturime brenda dhe jashtë vendit janë zhvilluar me vonesë. “Uragani Dorian është stuhia më e fortë që ka kërcënuar ndonjëherë shtetin e Floridës në Bregun Lindor”, tha drejtori i Divizionit të Menaxhimit të Emergjencave në Florida, Jared Moskowitz.
Top Channel