Forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar A.(A.).K. 45 vjeç, banues në Kurbin.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet italiane  me Urdhër Arrest të vitit  2013,  e ka dënuar këtë shtetas për veprën penale ” Trafik droge në bashkëpunim” parashikuar nga Legjislacioni Italian, ku i kanë mbetur për të vuajtur edhe 5 vite e rreth 9 muaj burgim.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA