Pas takimit me drejtorin për Evropën Qëndrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, David Kostelancik ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti i Grupit të Pavarur, Ralf Gjoni.

Sipas Gjonit duhet bashkim i të gjithë faktorëve e energjive pozitive në këtë vend dhe se “asnjë prej këtyre sfidave nuk do i adresojmë dot pa mbështetjen e vyer të miqve tanë amerikanë.”

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

“Me SHBA na ndan një oqean e gjithsesi partnerët amerikanë janë më pranë nevojave të popullit shqiptar. Me politikanet e tjerë në këtë vend na ndan nje rrugë, një mur, e ndonjëherë thjesht një kapricio, e prapë nuk ia dalim dot të kuptohemi. I kënaqur që sot bashkarisht me kolegen Rudina Hajdari patëm një drekë pune tepër informative & produktive me Drejtorin për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, z. David Kostelancik i cili shoqërohej prej US Chargé d’Affaires znj. Leyla Moses-Ones. Sot ndjehem më i bindur se kurrë që fokusi ynë duhet të jetë finalizimi i reformës në drejtësi dhe fillimi i një reforme substanciale zgjedhore, ku ndryshimi i sistemit të jetë primar. Nuk ka më kohë për alibi, mashtrime apo arnime sipërfaqësore estetike. Duhet bashkim i të gjithë faktorëve e energjive pozitive në këtë vend. Asnjë prej këtyre sfidave nuk do i adresojmë dot pa mbështetjen e vyer të miqve tanë amerikanë. Ndaj, mirënjohje SHBA!”

  Zyrtari i DASH, takim me aktorët kryesorë të krizës shqiptare; por jo me Metën

  Zyrtari i DASH takon kryetaren e LSI-së, Kryemadhi: Zgjedhjet duhet të zhvillohen sa më parë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA