Burime për Top Channel, bëjnë me dije se janë rreth 80 policë, për të cilët ka nisur hetimi, lidhur me nxjerrjen e të dhënave të Santiago Malkos, i cili mbeti i vrarë një javë më parë. 

Për këta policë, hidhet dyshimi se kanë përdorur sistemin TIMS, nga i cili ka dalë fotoja dhe gjeneralitetet e Malkos.

Ish-polici u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e 27 gushtit në orën 22:20. Ngjarja u regjistrua në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë, kur drejt makinës së Malkos u qëllua me breshëri nga një tjetër makinë në lëvizje.

26-vjeçari ishte një emër i njohur për autoritetet. Në vitin 2016 ka qenë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Policisë së kryeqytetit. Po në vitin 2016 rezulton se Santiago Malko ka pasur një përplasje me vëllezërit Edmond dhe Gentian Lashi.

Mësohet se përplasja mes tyre është bërë në lokalin e dy vëllezërve. Santiago Malko ka pasur lidhje shoqërore me Ervis Martinajn

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA