Shpërndarja e librave ka nisur pjesërisht në disa shkolla 9 vjeçare dhe të mesme të kryeqytetit.

Në një vëzhgim të kryer rezulton se procesi sapo ka filluar. Për vitin e ri shkollor që nis në 16 shtator, përfitojnë libra falas fëmijë nga klasa e parë deri në të pestën. Nxënësit do të tërheqin pranë shkollave libra të ripërdorshëm. Por jo të gjithë janë të kënaqur me ta.

“Morëm libra të përdorura por janë leckë. Do të blejmë të reja. Si mundet një fëmijë i klasës së parë të mirëmbajë gjithë vitin librat e t’i dorëzojë të rregullt në fund”, thotë një zonjë me mbesën që nis klasën e dytë këtë vit.

Në shkollën tjetër 9 vjeçare “Gjon Buzuku” shpërndarja e librave nis më vonë.

“Në datën 16 kur fillon shkolla do t’i marrim librat për mbesën që shkon në klasën e pestë. Do t’i marrim falas, thotë vajza dhe këtë vit janë të rinj. Nuk i duam të përdorur thotë gjyshja. Ta marrë tjetri, ta përdorë e ta grisë, e pastaj ta kem unë në ngarkim? Unë më mirë i blej me lekë se t’i marr të grisura”, thotë gjyshja.

Edhe për shkollat e mesme nuk ka filluar tek të gjitha shpërndarja e librave. Te gjimnazi “Partizani” takojmë dy djem që sapo janë pajisur me tekstet.
Sa i morëm. Kushtojnë 101 mijë lekë librat e vitit të parë. Na mungon vetëm libri i gjuhës së huaj. Shumica nuk i përballon dot, pasi janë pa punë njerëzit, thotë një prej adoleshentëve.

Juli Ristani

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA