Kushtetuesja e deklaron të papranueshme kërkesën e Haradinajt për interpretim të dorëheqjes

04/09/2019 17:25

Ditën e sotme, Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të papranueshme kërkesën e Ramush Haradinajt, i cili kishte kërkuar definimin e kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë, pas dhënies së dorëheqjes së Kryeministrit.

Për pasojë, Gjykata nuk ka listuar kompetencat që mund t’i ushtrojë një qeveri në dorëheqje.

Në vendim të Gjykatës thuhet se çështjet e ngritura nga Haradinaj nuk hyjnë në fushëveprimin e juridiksionit të Gjykatës Kushtetuese.

“Gjykata konkludoi se çështjet e ngritura nga parashtruesi i kërkesës nuk hyjnë në fushëveprimin e jurisdiksionit të Gjykatës Kushtetuese, siç përcaktohet me nenin 113 të Kushtetutës. Rrjedhimisht, në pajtim me nenin 113, paragrafi 1, të Kushtetutës, dhe me rregullin 59 (2) të Rregullores së punës, Gjykata njëzëri vendosi: TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme”, thuhet në një njoftim të Kushtetueses.

Ky vendim i Kushtetueses për kërkesën e Haradinajt vjen në kohën kur tashmë Kosova nuk ka as Kuvend dhe kur zgjedhjet e parakohshme janë caktuar të mbahen më 6 tetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA