Gruaja shqiptare e Rosario Tilottas, italianit të zhdukur përpara 15 vitesh dhe që u gjet në fund të një liqeni në Bergamo, ka udhëtuar drejt Italisë. Kufoma ndodhej brenda automjetit të tij tip “Ford Fiesta” që prej vitit 2004, kohë kur Rosario Tilotta ishte zhdukur pa lënë gjurmë pas shitjes së pronave.

Elva Kurti jetonte në Mal të Zi prej kohësh dhe tashmë i është dashur që të përballet me lajmin se bashkëshorti i saj u gjet i vdekur. Mediet fqinje raportojnë se brenda makinës ka mbetur vetëm skeleti i viktimës dhe që është dërguar në morg, për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore, të premten e 6 shtatorit.

Do të jenë këta të fundit që do të dalin në konkluzionin përfundimtar, nëse skeleti i përket Rosario Tilottas. Elva Kurti duhet të japë dëshminë e saj, rreth kontakteve të fundit që ka pasur me bashkëshortin e saj. Gruaja ishte larguar nga Italia në vitin 2007 dhe vendndodhja u zbulua nga policia, e cila tashmë i ka kërkuar që të rikthehet në Itali.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA