Në Gjykatën e Krimeve të Rënda vazhdon sot gjykimi për dosjen “Babalja” që trazoi politikën vitin e kaluar me përgjimet e pretenduara me zërin e vëllait të Ministrit të Brendshëm të asaj kohe Fatmir Xhafaj. Sot është radha e dëshmitarëve.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha tha se Gazmend Bardhi ka shkuar sot në ambientet e Gjykatës për t’iu përgjigjur pyetjeve të Prokurorëve.

Personi tjetër që është thirrur për tu marrë në pyetje është Prokurori Besim Hajdarmataj, pasi ai është  takuar në zyrën e tij të Krimeve të Rënda me  Albert Veliun, të njohur me nofkën “Babale”. Pjesë e personave që do të merren në pyetje është edhe gazetari Ylli Rakipi.

Çështja  ‘Babale’ ka vënë nën hetime  ish-deputetin e PD, Ervin Salianji, gazetarin Jetmir Olldashi, Albert Veliu (Babalja) dhe Fredi Alizotin nën akuzë për “kallëzim të rremë”.

Partia Demokratike publikoi në maj të 2018-ës një audio-përgjim, në të cilin pretendohej se Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, bisedonte me ‘Babalen’ për trafik droge. Audio-përgjimi u konsiderua i sajuar nga prokuroria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA