Pas protestës jashtë dyerve të parlamentit, ndaj deputetit të opozitës, Myslim Murrizi, i cili e cilësoi njërin prej ndjekësve të tij në Facebook si “down”, ku më pas kërkoi ndjesë publikisht; ka reaguar sërish fondacioni “Down Syndrome Albania”.
Përmes një deklarate me shkrim, fondacioni kërkon dorëheqjen e Murrizit.
“Murrizi ka një nivel komunikimi të papranueshëm për një politikan dhe një zyrtar që mban titullin “Nënkryetar i Parlamentit” dhe me ç’duket sado që ai të përpiqet, e ka të vështirë të ndryshojë personalitetin e tij, a të jetë në nivelin që duhet të jetë një politikan e një Nënkryetar Parlamenti”. Por ai nuk është i vetmi.Në një vend tjetër, një politikan me sjelljen dhe gjuhën si e Z. Murrizi, dhe e shumë të tjerëve, do të ishte dorëhequr. Në një vend tjetër ku institucionet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut janë vërtetë të pavarura, apo një strukturë si ajo e një parlamentit është serioze dhe në shërbim të çdo qytetari, do të kishin ndërmarrë masat maksimale ndaj çdo zyrtari, me një gjuhë dhe sjellje si kjo e disa politikanëve dhe zyrtarëve tanë”, shkruhet ndër të tjera.
Fyeu fëmijët me sindromën Down, Myslim Murrizi kërkon publikisht falje
Pak ditë më parë, Murrizi në një status në rrjetet sociale po komentonte mbi aktualitetin politik në vend. duke akuzuar ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Murrizi mori edhe kritika nga ndjekësit. Në përgjigje të njërit prej tyre ai përdori për ofendim edhe diagnozën “down”.
Top Channel