Skulptori Perikli Culi ka gjashtë vite që punon për këtë ekspozitë, ku ai përveç formave monumentale është i kujdesshëm të jetë tepër i brishtë. Me shumë detaje. Në morinë e punëve që prezanton. Në një ekspozitë ndër më të kuruarat në Muzeun Historik Kombëtar, sepse kjo është historia dhe arti i tij.
Dhe kjo histori e tij është 60 vjeçare, ku në vetminë e krijimtarisë së tij ai shpreh ndjesitë dhe emocionet, duke i materializuar me materie të ndryshme, kryesisht mermer. Koncepti për të bukurën i bën shoqëri gjithmonë, dhe më së shumti atë e gjen tek harmonia.
“Harmonia është “grand excellence”, sepse harmonia është mbi estetikën. harmonia është jo që i bën gjërat t’i shohësh mirë, t’i ndjesh mirë, dhe të shohësh një gjë qe të shkakton emocion. Arti është ndjenjë. nuk është logjikë”, shprehet skulptori, Perikli Culi.
Skulpturat e tij janë monumentale apo urbane. Frymëzimi i kushtohet jetës. Nga një anë ai ka mbushur sheshe të tëra, nga ana tjetër ato mund të mbahen fare mirë në intimitet.
Kjo nudoja këtu është një ndër punët më sensuale..?
“Këtë ja kam dedikuar një vajze të motrës së gruas sime, kur ajo ishte e vogël. E kam bërë vite para dhe nuk e kam ekspozuar. Ka ndenjtur e fshehur në studion time, ashtu sic rri dhe unë dhe nuk le njeri të hyjë brenda”, shprehet skulptori.
Në këto gjashtë dekada, ekspozita “Univers”, vjen me një përkushtim të thellë të artistit, që pas orësh të gjata në studio, duke u marë me formën dhe plastikën tashmë vendosi të flasë më publikun.
Si quhet jo puna?
“Një femër me një sy, që sepse është më një sy është shyumë e bukur dhe prandaj e bëra. Për të sugjestionuar të bukurën tek femra, që dhe me një sy ka dy sy. Estetikisht e plotëson bukurinë që unë kam dashur të shpreh. Nëse publiku e sheh ashtu sic them unë po bëj një gjest që ta kuptpni pse e kam bërë. Sepse e dua”, thotë Culi.
Jetona Koçibelli
Top Channel