“Christian Dior: Dizajneri i ëndrrave” është kthyer në ekspozitën më të vizituar në historinë e muzeut V&A, Victoria and Albert në Londër.

Ekspozita më e madhe e Diorit e çelur ndonjëherë në Britani, ka tërhequr më shumë se gjysmë milionë vizitorë.

Kur ajo mbylli dyert në 1 shtator, gati 595.000 vetë kishin kaluar në atë sallë, rreth 100.000 më shumë sesa rekordi i mëparshëm.

Deri tani, ekspozita më e vizituar e V&A ishte ajo e ‘Alexander McQueen: Savage Beauty’, por gjërat ndryshuan kur u çel në fillim të këtij vitit ‘Christian Dior: Designer of Dreams’.

Duke u vënë në gjurmët e historisë dhe ndikimit të shtëpisë së famshme të modës nga viti 1947 deri tani, ekspozita përdorte me bujari arkivat e gjera të Diorit dhe koleksionet couture, duke ekzaminuar rrënjët e firmës dhe 6 drejtorët kreativë të saj.

E çelur më parë në Paris, kjo ekspozitë kishte edhe një sektor të kushtuar Londrës, i cili u fokusua tek magjepsja e themeluesit të Christian Diorit me kulturën britanike.

Irida Vasia

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA