
Fotolajm/ Trump zbarkon në Mbretërinë e Bashkuar me arsenal lufte, limuzinë e blinduar 1.2 miliardë £, ekip asgjësimi dhe… kodet nukleare
16/09 22:25
Rojet Bregdetare të Shteteve të Bashkuara kanë mundur që të gjejnë deri më tani 25 trupa dhe po kërkojnë për nëntë të tjerë në brigjet e Kalifornisë Jugore, pasi një varkë që kishte në bord 34 zhytës, u përfshi nga flakët.
Sipas zyrtarëve të Rojës Bregdetare, pesë pjesëtarë të ekuipazhit, shpëtuan pasi shpërtheu zjarri në anijen që përdorej nga operatorët e tureve për zhytësit në Ishullin Santa Kruz, në brigjet e qytetit Santa Barbara.
Zyrtarët thonë se vazhdojnë kërkimet për personat që figurojnë të zhdukur.
Sipas zyrtarëve, pasagjerët po flinin në mjediset e brendshme të anijes, kur shpërtheu zjarri mëngjesin e së hënës.
Top Channel