Kequshqyerja nuk sjell vetëm probleme obeziteti. Një i ri nga Bristoli në Britaninë e Madhe ka pësuar një dëmtim të pakthyeshëm të shikimit pasi për një kohë shumë të gjatë, është ushqyer vetëm me patatina, bukë të bardhë, sanduiç e mish të përpunuar.

19 vjeçari, që fëmijë kishte qenë i prirur drejt ushqimeve të tilla dhe nuk i duronte dot as frutat e as perimet. E ëma rrëfen se i biri nisi diku nga mosha 7 vjeç të preferonte vetëm ushqimet e procesuara, si patatina, sallame, proshura dhe bukë të bardhë.

“E kuptuam që diçka nuk shkonte kur e pamë të kthehej nga shkolla me ushqimin të paprekur. Unë i vendosja gjithmonë fruta me vete, por ai nuk i fuste në gojë dhe gjithmonë ishte shumë i dobët”, rrëfen ajo.

Pikërisht kjo dietë kaq e varfër ushqimore është bërë shkas që i riu të bëhej viktimë e neuropatisë optike nutriocionale, e cila është e kurueshme nëse kapet shpejt. Por kur u diktua tek ai, ishte tepër vonë: dëmi i bërë nervit optic mendohet të jetë i pariparueshëm.

Sipas të ëmës, për këtë arsye djali nuk gjen dot punë dhe iu desh të hiqte dorë dhe nga një kurs IT-je, pavarësisht pasionit për këtë fushë.

Irida Vasia

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA