Autoriteti i aviacionit Civil lajmëron se më 6 shtator personat që udhëtojnë nga Tirana drejt aeroporteve italiane dhe anasjelltas mund të kenë probleme dhe vonesa apo anulime për shkak të një greve 24 orëshe.

Lajmërohen të gjithë udhëtarët që kanë prerë biletat të kontaktojnë me kompanitë para se të nisen për në aeroport.

Ja njoftimi

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar, i bën apel gjithë pasagjerëve që do të udhëtojnë në datën 6 Shtator 2019 nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas, se për shkak të një grevë që pritet të jetë 24 orëshe, do të ketë anullime dhe vonesa të fluturimeve.
Vonesat dhe anulimet vijnë si pasojë e një greve të përgjithshme të transportit kombëtar në Itali.

Për të shmangur pritjet e gjata, këshillojmë të gjithë personat që kanë parashikuar të udhëtojnë nga dhe drejt Italisë në datën 6 Shtator të kontrollojnë dhe të komunikojmë me kompanitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimit për tu njohur nësë afektohet fluturimi juaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA