Mbrojtësi i Atletico Madridit, Kieran Trippier, ka pranuar që është i zhgënjyer me largimin e tij nga Tottenham.
Mbrojtësi u shit këtë verë te Ateltico pasi një sezoni të dobët te klubi anglez. Anglezi ka thënë se asnjëherë nuk e ka menduar largimin, mirëpo janë gjëra që ndodhin në futboll.
“Për tërë sezonin nuk kam ndonjë shpjegim. Përformanca ime e dobët filloi pas Vitit të Ri sepse mendova se isha i mirë në fillim e sezonit. Dëgjova disa fjalë që do të me shesin, nuk është mirë, por ndodhin ngase është futboll. Pochettino nuk dëshironte të largohesha. Bisedova me trajnerin për planet e tij dhe nuk me tha as po e as jo. Është zhgënjyese, kam bërë gjithçka për klubin dhe dëshiroja të qëndroja, kisha edhe disa vite në kontratë, mirëpo të gjitha gjërat ndodhin për një arsye”, deklaroi ai.
Trippier po kalon një formë të mirë te Atletico, pasi kanë fituar tri ndeshjet e para dhe janë në vendin e parë në tabelë./KosovaPress
Top Channel