Surprizat nuk mungojnë në turneun e fundit Grand Slam të vitit, US Open në New York. Befasia më e madhe u pa në kategorinë e femrave ku u eliminua kampionia në fuqi e US Open Naomi Osaka që në të njëjtën kohë humbi edhe kryesimin në renditjen botërore.

Japonezja u mund në raundin e katërt nga zvicerania Belinda Bencic me rezultatin 2-0 me sete 7-5;6-4. Osaka që pati edhe probleme në gjurin e majtë pas turneut në Flushing Meadows e sheh veten në vendin e 3 në renditjen WTA duke ia lëne kreun Ashleigh Barty.

Në kampin e meshkujve surpriza e ka emrin Alexander Zverev. Numri 6 i botës u eliminua në 1/8 e finaleve pasi u mund nga argjentinasi Diego Schwartzman 3-1.

Zverev e fitoi setin e parë 6-3, por Schwartzman kishte shumë për të thënë në këtë ndeshje. Argjentinasi filloi të luajë më mirë, ndërkohë që Zverev i shtoi shumë gabimet e tij duke e ndihmuar jo pak Schëartzman që fitoi 3 setet e tjerë 6-2;6-4;6-3 për të kaluar në çerekfinale ku do të ketë përballë Rafael Nadal.

Tenisti spanjoll i respektoi parashikimet dhe arriti të mposhtë Marin Cilic në raundin e katërt me rezultatin 3-1. Kroati arriti t’i rezistojë numrit 2 të botës për 1 orë por më pas u detyrua të dorëzohej.

Nadal fitoi setin e parë 6-3, ndërsa Cilic të dytin po 6-3. Pas këtij seti, spanjolli e rriti ndjeshëm nivelin e lojës së tij duke dominuar rivalin e tij për të fituar 2 setet e tjerë 6-1; 6-2 dhe për të kaluar në çerekfinale.

Klara Asqeriu

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA