Rreth 320 sportistë nga 24 vende të botës që formuan 160 skuadra me 2 anëtarë ishin të pranishëm në Suedi për të marrë pjesë në evenimentin Otillo Swimrun ku pjesëmarrësit notojnë dhe vrapojnë mes 26 ishujve në arkipelagun e Stokholmit.
Evenimenti i veçantë ka nisur të zhvillohet zyrtarisht në vitin 2006 dhe pjesëmarrësit duhet të përshkojnë 75 km, 10 km nga të cilat janë në ujëra të hapura, ndërsa për pjesën tjetër, sportistët duhet të përshkojnë në terren dhe në disa zona pyjore.
Gara është e ndarë në disa tranzicione mes vrapimit dhe notit me pjesëmarrësit që duhet t’i përshkojnë ato 52 herë.
E kthyer në një traditë, Otillo Swimrun këtë vit ishte në edicionin e tij të 13 zyrtar në fund të të cilit u shpallën edhe fituesit.
Kështu për meshkuj triumfuan Pontus Lindberg dhe George Bjalkemor, ndërsa në kategorinë e femrave fituese u shpall Fanny Danckwardt.
Klara Asqeriu
Top Channel