Shpërthejnë zjarret në Fier, flakët shtrihen në 5 kilometra
03/09/2019 19:16
Një zjarr i madh ka përfshirë pyllin me pisha të Kreshpanit në njësinë administrative Cakran, në Fier.
Në një siperfaqe prej rreth 5 kilometrash flaket kanë disa ore që përparojnë e ndërkohë që fikja e zjarrit vështirësohet për shkak të terrenit të vështirë. Zjarri ndihmohet edhe nga era.
Në vendngjarje ndodhen zjarrfikëset që po punojnë për fikjen e zjarrit. Ky nuk është rasti i parë që kjo zonë përfshihet nga flakët. Përgjatë gjithë verës rastet e zjarreve nuk kanë munguar, kjo jo vetëm për shkak të temperaturave të larta, por edhe të zjarreve të qëllimshme.
Tani është momenti që barinjtë djegin kullotat e thara nga vera për të ndihmuar në rritjen e bimësisë në pranverë.
Top Channel