Shkolla “Sabaudin Gabrani” në të cilën po kryhen punime do të jetë gati në datën 16 shtator, kur është dhe dita e parë e shkollës.

“Është një shkollë që i ka dhuruar shumë Tiranës, shumë nxënës, shumë talente, shumë energji pozitive për gjithë komunitetin e Njësisë 7 në rrugën kryesore, në Unazë të Tiranës. Them që e meritonte shkolla një trajtim të tillë. Dhe besoj që duke hequr nga lista një tjetër shkollë që është rikonstruktuar totalisht, na jep mundësi pastaj që të vijojmë të shkojmë në periferi”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës”, ka thënë Erjon Veliaj.

Por Veliaj ka një ftesë për prindërit:

“Ftesa për prindërit është që ti çojnë fëmijët te lagjet e tyre. Nuk ka asnjë arsye pse t’i torturojmë fëmijët në trafik. Një orë për ta çuar në një shkollë jashtë lagjes dhe një orë për t’u kthyer janë dy orë në ditë, herë 300 ditë, janë 600 orë. Për kaq orë mund të bëhesh një basketbollist shumë i mirë, një programues kompjuterësh, ose mund të flasësh frëngjisht perfekt. Kështu që këto orë, sa t’i kalojmë në trafik, të shkojmë te shkolla më e afërt. Drejtoria Arsimore po sigurohen që të parët e portalit të shkojnë në vendin e parë vakant, dhe ky vend vakant, se është në shkollë, se është në Lanabregas, se është në Vaqarr, se është në Kashar nuk ka pikë rëndësie lidhja gjeografike. Pra më të mirët dhe mësueset më të mira po shkojnë në këto vende vakante.”

Me nisjen e shkollave do të bëhet dhe kufizim i lëvizjeve të automjeteve që furnizojnë dyqanet nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 9.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA