Menaxheri i Elseid Hysaj, Mario Giuffredi është i padëshifrueshëm. Në një intervistë të dhënë sëfundmi agjenti i mbrojtësit të kombëtares shqiptare ka treguar edhe arsyet se përse Hysaj nuk është larguar ndërkohë që sipas Giuffredit, vetë lojtari ka qenë shumë i lumtur që ka qëndruar te Napoli, diçka që nuk përkon me vetë deklaratat e Hysaj që dëshironte largimin dhe ato të Giuffredit se kishte ardhur koha që klienti i tij të ndryshonte skuadër.
Tashmë Hysaj ka përfunduar në radhën e tretë të hierarkisë së mbrojtësve të djathtë te Napoli pas Di Lorenzos dhe Malcuit me të parin që gjithashtu menaxhohet nga Giuffredi dhe është transferuar këtë verë te të kaltrit për t’i zënë vendin në formacion Hysajt.
“Diskutimet me Valencian kanë përfunduar dje. Nuk është gjetur akordi mes dy klubeve. Ju gazetarët nuk i dini gjërat mirë, siç janë në realitet. Hysaj ka pasur tre oferta: “Roma, Valencia dhe Atletico Madridi”. Jo domosdoshmërisht do të jetë mbrojtësi i tretë në krahun e djathtë. Në merkaton e transferimeve, dinamika ndryshon ditë për ditë.
Napoli kërkon 25 deri në 30 milionë euro, por askush nuk ofronte atë shumë. Kontrata i mbaron në 2021 dhe nuk ka ndërmend të rinovojë. Përpara një jave ne e informuam Hysajn se do të qëndronte te Napoli. U lumturua shumë, nuk mund ta imagjinonte”, u shpreh Giuiffredi./Supersport.al
Top Channel