Në një seancë me rend dite të ngjeshur, Komisioni i ekonomisë rrëzoi katër dekrete të Presidentit Meta. 2 kontratat koncesinare PPP, për ndërtimin e rrugëve, “Orikum-Dukat” dhe “Milot-Balldren”, cilësohen nga Presidenti në kundërshtim me interesin publik.

Bledar Dervishaj, Këshilltar Juridik i Presidentit thotë se kontratat e kthyera në ligj janë në shkelje të parimeve të së drejtës.

Elementi tjetër që nënvizon Presidenti është rrezikuar për financat publike. Të dy projektet do të kushtojnë rreth 337 milionë euro me tvsh dhe sipas Presidentit ka rritje të jashtë ligjshme të kostove.

Por deputeti i mazhorancës, Ervin Bushati thotë se qëndrimi i Presidentit është politik dhe paragjykues, pasi qeveria është në të drejtën e vendimmarrjes.

Dy dekretet e tjera të rrëzuara të Presidentit janë ai për ligjin e koncesioneve, i cili ndalonte ofertat e pa kërkuara në infrastrukturë dhe dekreti që kthente për rishqyrtim ligjin për privatizimet e ndërmarrjeve shtetërore.

Top Channel