26/12 10:11
Në agjendën e Komisionit të Ekonomisë është parashikuar që ditën e nesërme të shqyrtohet dekreti i Metës, i cili propozon emërimin e Petraq Milos në krye të KLSH-së si pasardhës i Bujar Leskajt.
Ky është dekreti i Metës për kreun e KLSH-së ku dy të parat, u rrëzuan nga mazhoranca.
Fillimisht presidenti propozoi Vitore Tushën, por PS u shpreh kundër saj me arsyetimin se ajo duhet më shumë në KED.
Ndërsa kandidatura e dytë ishte Bahri Shaqiri, të cilin PS e rrëzoi kategorikisht me argumentin se ishte në konflikt interesi për shkak të postit të tij si keshilltar i presidentit për sigurinë.
Top Channel