Një shqiptar është arrestuar në Francavilla al Mare, Itali, pasi ka qëlluar me thikë një grua moldave.

Nisur nga mediet italiane, bëhet fjalë për një 28-vjeçar, i cili ka goditur 12 herë në zonën e barkut, një 33-vjeçare.

Ngjarja ndodhi në kopshtin e shtëpisë ku e plagosura jeton me motrën dhe nënën e saj. Fatmirësisht, gruaja u shpëtua në kohë dhe për momentin gjendet në spital, ku pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një romancë mes tyre. Shqiptari gjendet nën akuzën për vrasje në tentativë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA