Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se po i mungon puna e tij si trajner.

Tekniku francez, i cili do t’i mbush 70 vjet muajin tjetër, nuk është duke trajnuar asnjë skuadër pasi dha dorëheqje nga Arsenali, trajner i të cilëve ishte për 22 vjet.

Wenger ka thënë se nuk është i lidhur me Arsenalin dhe ka disa oferta të cilat janë të vështira për t’u refuzuar.

“Nuk mund të jetoj me faktin se nuk do të jem trajner përsëri. Dua ta provoj edhe një herë intensitetin e garës. Mund të rikthehem përsëri, pasi është e vështirë t’iu thuash jo disa skuadrave”, deklaroi ai./ KosovaPress

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA