Guvernatorja e Hong Kong-ut, Carrie Lam deklaroi se kurrë nuk kishte menduar të jepte dorëheqjen duke hedhur poshtë dyshimet mbi një dorëheqjen të mundshme të saj.

“Nxjerrjen e bisedave të mia private i konsideroj të papërshtatshme. Jam shumë e zhgënjyer”, theksoi ajo.

Në një video të bërë publike, pretendohet se ajo kishte deklaruar se po mendonte dorëheqjen.

Lam tha se Pekini ende besonte se Hong Kongu mund t’i zgjidhte trazirat vetë dhe qëllimi i saj është të rivendoste rendin dhe stabilitetin.

Ndërkohë që Hong Kongu prej muajsh ka pasur protesta antiqeveritare.

Protestat u nxitën nga ndryshimet në një ligj që do të lejonin ekstradimin në territorin e Kinës, por që atëherë janë zgjeruar për të përfshirë thirrjet për një hetim të pavarur për brutalitetin e policisë dhe kërkesat për një demokraci më të madhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA