Deputeti i opozitës, Myslim Murrizi ka kërkuar publikisht falje për fjalorin që përdori ndaj ndjekësve të tij në Facebook, duke i cilësuar ata si Down. Në një dalje për mediet, nënkryetari i Parlamentit tha se ndjen përgjegjësinë të kërkojë falje për të gjithë të indinjuarit.

“Unë ndjej keqardhje dhe përgjegjësi për lëndimin që i kam shkaktuar, ndaj jam sot para medieve për të kërkuar falje para medieve për të gjithë të indinjuarit nga komunikimi im në Facebook. Dhe për t’i garantuar ata se si deputet do të kenë mbështetjen time të përhershme.  Po ashtu ndje neveri ndaj kujtdo individi hipokrit që kërkon të ndihet  faktor apo të shfaqet si i rëndësishëm duke spekuluar në mënyrë të turpshme me këtë turp. Ndërsa avokates së marrëveshjes së 17 majit mes Bashës dhe Ramës, për hatër të pallatit 17katësh të prishur me marrëveshje që pret shpërblim nga 17 milion eurot e taksave të shqiptarëve, i them që mos bëjë ciu-ciu me deklarata false dhe sikur është e prekur shumë. Ka dy vjet që ka ngrohur karrigen dhe nuk e di nëse ekziston ky grup social”, tha Murrizi.

Ditën e djeshme jashtë dyerve të Parlamentit kanë protestuar përfaqësues të fondacionit Down Syndrome Albania, kundër gjuhës denigurese të nënkryetarit të Parlamentit Myslym Murrizi.

Pak ditë më parë, Murrizi në një status në rrjetet sociale po komentonte mbi aktualitetin politik në vend. duke akuzuar ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Murrizi mori edhe kritika nga ndjekësit. Në përgjigje të njërit prej tyre Murrizi ka përdorur për ofendim edhe diagnozën me sindromën Dawn.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA