20/12 08:13
Drejtori i ri i Ballkanit në Departamentin e Shtetit, David Kostelancik do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë zyrtare në Tiranë.
Ai do të zhvillojë takime me secilën palë me në fokus krizën politike, ku nga njëra anë opozita nuk pranon të dialogojë me Edi Ramën kryeministër, ndërsa maxhoranca nuk ka bërë ndonjë përpjekje për bisedime.
Kujtojmë gjithashtu, se pak ditë më parë sekretari i shtetit, Mike Pompeo, emëroi zëvendës Sekretarin Matthew Palmer si Përfaqësuesin e tij të posaçëm për Ballkanin Perëndimor.
Për detyrën e re të Palmer ka reaguar ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj o cili theksoi se një lajm i tillë ka rëndësi të veçantë edhe për Shqipërinë.
Top Channel