“Unë kam paguar njëherë 3000 euro dhe me është kërkuar prapë tani. 3000 eurot ia kam dhënë avokatit Vladimir Sadikajt, që të mos arrestohem. Nuk e di kujt ja ka dhënë, po ndahen këta, policëve të Himarës.”

Ky është denoncimi i një të riu në emisionin investigativ Fiks Fare në Top Channel i cili e nisi edicionin e ri ti tij me një aferë korruptive në drejtësi. Një qytetar nga Himara u ankua se avokatët Vladimir Sadikaj dhe Baftjar Rusi i kanë marrë 4 mije euro për t’i pezulluar nje çështje që i ishte hapur padrejtësisht nga Policia e Himarës.

Gjatë një ballafaqimi të qytetarit me dëshmitarët, këta të fundit i thonë se “na kanë detyruar të bëjmë letrat”.

“Mua ma kanë thënë ata atje, se ça nuk bëhet në polici”. Qytetari e pyet edhe njëherë se e ka kapur apo jo me dorë (janë përleshur), dhe ai i thotë se “me mua je i larë. Se ça thonë ata, unë i kam q.r, unë vij edhe në gjykatë”.

Nëpërmjet kamerave të fshehta, Fiksi arriti të provonte se për lirimin e qytetarit ishin paguar parate. Qytetari shkon fillimisht në Vlorë për të takuar avokatin Vladimir Sadikaj.

“Njerëzit sot janë të ftohtë, se nuk është koha e Enverit që me një ‘faleminderit’ dhe hajde ikim. “Të shtojmë dhe ca shpenzime të tjera dhe ta mbyllim. Që ti të mos figurosh më, se po u hallakatëm nëpër gjyqe, ke faj, s’ke faj!” i thotë avokati qytetarit.

Ky i fundit i thotë se sa shpenzime duhet të bëjë, ndërsa avokati i thotë se “i kam thënë Batos, ta thotë shifrën”.

Pasi kishte paguar rreth tre mijë euro për t’u liruar, qytetari është “kërcënuar” sërish nga “sekserët” për të paguar edhe një mijë euro “bakshish” me qëllim që të pezullohet çështja.

“Unë do të flas me atë tani, do t’ia lë në dorë ato (eurot). Fola me botin dhe ma la mua këtë detyrim. Kaq, mbyllet çështja. Se po ma linte zvarrë e zvarrë. Më kupton Ladin. Ti ke hallet e tua, po duhet të më kuptosh dhe mua” i thotë ai, duke i shtuar se ‘Unë jo ty që të njoha, por Baton e kam mik të vjetër’. Ti je miku i tij, je miku im. Unë siç do iki nga ty, do iki direkt t’ja çoj ato. Ku i ke ato?”.

Më pas, qytetari i nxjerr paratë dhe ia numëron. Gjithsej, ai i jep 1000 euro.

“Në rregull, nëse të ka thënë aq, aq. Në rregull, t’ia çoj. Po iki direkt…”, i thotë avokati qytetarit. Ky takim është realizuar në fund të muajit mars 2019, ndërkohë më pas qytetari ka tentuar që të marrë dokumentin nga prokuroria. Gjatë një bisedë me avokati Baftjar Rusi, ky i fundit i thotë se “Është mbyllur, është pezulluar”.

Prokuroria e Vlorës shprehet për këtë çështje se nuk janë përfituar të dhëna për të identifikuar autorin e kësaj vepre penale.

Top Channel