Vija bregdetare e Durrësit vijon të pësojë ndryshime si pasojë e përparimit të detit drejt tokës, po dhe ndërhyrjeve pa kriter të njeriut për të përfituar terrene të reja duke u futur në det.

Gazetarja e Top Channel në Durrës, Vali Qyrfyçi raporton se në veri të qytetit bregdetar të Durrësit, brezi i rërës është ngushtuar ndjeshëm e në disa pjesë madje as nuk ekziston më. Deti ka përparuar shumë duke iu afruar rrugës automobilistike.

Në Porto Romano e Bisht Pallë, bunkerët që dikur qëndronin disa metra larg vijës së ujit, tashmë janë nën pushtetin e tij.  Si pasojë e veprimtarisë gërryese të detit, pavarësisht dallgëthyeseve të vendosura në dy krahët e saj, rruga e Bishtit të Pallës është dëmtuar e vazhdon të dëmtohet.

Aktiviteti human përmes ndërtimeve e ndërhyrjeve pa kriter, si dhe degradimi i bimësisë në zonat përreth, i kanë dhënë përparësi erozionit, i cili nëse nuk merren masat e duhura rrezikon seriozisht zhvillimin dhe të ardhmen e turizmit përgjatë brigjeve të Adriatikut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA