Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë një postim në Facebook, ku akuzon kryeministrin Edi Rama për hajdut. Sipas Bashës, çdo projekt i Ramës është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve.
“Edi Rama është artist i mashtrimit. Gjithçka që ka premtuar, gjithçka që ka thënë ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur dhe grabitur bashkë me kriminelët dhe oligarkët. Çdo projekt, program dhe politikë është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve.
Pasuri dhe Luks për vete, Papunësi, Varfëri dhe Pasiguri për njerëzit. Mashtrimeve dhe gënjeshtrave të Hajdutit Psiqik ju ka dalë boja. #HajdutiPsiqik #RamaIk #ShqipëriaSiEuropa”, shkruan Basha.
Edi Rama është artist i mashtrimit. Gjithçka që ka premtuar, gjithçka që ka thënë ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur dhe grabitur bashkë me kriminelët dhe oligarkët. Çdo projekt, program dhe politikë është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve. Pasuri dhe Luks për vete, Papunësi, Varfëri dhe Pasiguri për njerëzit. Mashtrimeve dhe gënjeshtrave të Hajdutit Psiqik ju ka dalë boja. #HajdutiPsiqik #RamaIk #ShqipëriaSiEuropa
Posted by Lulzim Basha on Tuesday, September 3, 2019
Top Channel