Në Forumin e Bled-it në Slloveni ku po merr pjesë, Matthew Palmer, i ngarkuari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, ka deklaruar se një nga pikësynimet e tij kryesore është që të ndihmojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që të hapin negociatat me Bashkimin Evropian në muajin tetor.

Një tjetër synim i Uashingtonit, deklaroi Palmer, është edhe rikthimi i Kosovës dhe Serbisë në tryezën e dialogut për të arritur normalizimin e plotë të marrëdhënieve.

“Kemi disa synime të rëndësishme, si ndihma ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të siguruar hapjen e negociatave me BE-në, mundësisht brenda tetorit; të ndihmojmë Serbinë dhe Kosovën që t’i kthehen dialogut, të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve, si dhe të hapet udha drejt BE-së si për Serbinë, ashtu dhe për Kosovën. Duam të punojmë me Bosnje-Hercegovinën, me autoritetet në nivel shtetëror, po ashtu edhe me autoritetet e kantoneve, bashkive, në mbështetje të reformave të thella, funksionalitetit, dhe angazhimit për të ardhmen evropiane të të gjithë banorëve të Bosnjes”, tha Palmer.

Zyrtari i lartë amerikan shtoi: “Kemi dëgjuar nga rajoni, kemi dëgjuar rregullisht nga partnerët dhe aleatët tanë, se SHBA-të s’kanë qenë mjaftueshëm të pranishëm në Ballkanin Perëndimor, s’kanë qenë të angazhuar mjaftueshëm, ndaj synimi që kam në këtë rol, është të jem i pranishëm.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA