Ukraina në errësirë totale/ BE miraton 145 milionë euro ndihmë humanitare, dërgon edhe gjeneratorë elektrikë në disa qytete 29/01 22:43
Një burrë është burgosur për përdhunim dhe vrasje djallëzore të komedianes 22-vjeçare. Jaymes Todd e sulmoi viktimën e tij në një park në Melbourne në qershor të vitit të kaluar.
22-vjeçarja ishte duke shkuar në banesë, pasi kishte bërë një koncert në qytet. Gjykata e dënoi vrasësin me burgim të përjetshëm dhe e quajti krimin si mjaft djallëzor. Gjykatësi tha se shanset për ta rehabilituar Jaymes Todd janë shumë të pakta dhe është shumë i rrezikshëm për komunitetin nëse lirohet.
Gjykatësi shtoi se autizmi i të pandehurit nuk ishte një faktor kontribues në vrasje. Todd më parë ishte shpallur fajtor për përdhunim dhe akuza për vrasje.
Top Channel