Veliaj tregon se me sa turne do jetë mësimi të shkolla “Ali Demi” në Tiranë

02/09/2019 12:30

Në Tiranë kanë nisur regjistrimet në shkolla por edhe vijon puna për restaurimin e shkollave të kryeqytetit. Të shkolla “Ali Demi” studiojnë një mijë nxënës dhe për këtë arsye shkollës I janë shtuar edhe disa klasa të reja.

Erion Veliaj tha këtë të hënë ndërsa ndodhej të shkolla se “Është planifikuar të mbarojë për 6 muaj dhe jam i sigurt se edhe inxhinierët, edhe kolegët e stafit që punon, synojnë që ta mbarojnë për semestrin e parë; pra, në semestrin e dytë t’i rikthejmë nxënësit në shkollë.

Shkolla “Ali Demi” është një nga shkollat më të mira, por edhe një nga shkollat më të vjetra të Tiranës, e cila është ndërtuar në vitet ‘70. Qartazi, ka nevojë për të vënë dorë, siç janë edhe 20 kantieret e tjera ku po punojmë në Tiranë, në çerdhe, kopshte e shkolla”.

Ai u shpreh se problematikë mbetet numri i lartë i nxënësve si pasojë e dëshirës së prindërve për t’i dërguar fëmijët e tyre në disa shkolla të caktuara, çka sjell mbipopullimin e tyre.

“Kjo është një shkollë që po rikonstruktohet plotësisht, ama nuk na e zgjidh çështjen e mësimit me dy turne në këtë lagje dhe në komunitet, për sa kohë më lart në Shkozë, Lanabregas, apo te banesat sociale, kemi 2-3 shkolla që punojnë me kapacitet të paplotësuar. Do të thotë se sfidën më të madhe e kemi me infrastrukturën kulturore”, deklaroi ai.

Top Channel