Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se nga 1 tetori në listën kalendarike të vaksinimit do të shtohet edhe një e re dhe se do tu shpallet luftë atyre prindërve që refuzojnë t’i bëjnë.  

“Deri më tani kemi 11 vaksina në listën kalendarike dhe nga rekomandimet e OBSH-së, nga 1 tetori i këtij viti , do të shtohet edhe një e re. Këto vaksina do të vijojnë të mbeten në këtë kalendar dhe kjo është një sfidë që duhet të jetë kapilare në cdo zonë të Shqipërisë për të siguruar mbulesën vaksinale.

Sot kemi një mbulesë vaksinale 95%  të territorit, që konsiderohet e lartë. Kjo nuk do të thotë se duhet të humbim vigjilencën, sepse sfidat që prekin botën, prekin edhe Shqipërinë.

Ajo që OBSH ka vendosur në planet e saj afatshkurtra dhe afatmesme është një nga sfidat që kemi si vendet e tjera, që është lufta me ato grupe që hezitojnë vaksinimin. Një nga sfidat e Shëndetit Publik është lufta ndaj atyre grupeve që hezitojnë vaksinimin”, tha Manastriliu.

Top Channel