Nesër në orën 12:00 do të mblidhet komisioni hetimor që po heton shkeljet e pretenduara nga presidenti Ilir Meta. Top Channel ka mësuar se tashmë ky komision posedon përgjigjet e ardhura Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor dhe Qendra e Publikime Zyrtare.

Në rendin e ditës janë parashikuar dy pika: 1-Miratimi i procesverbalit të datë 15 korrik 2019. 2-   Miratimi i Planit Hetimor të Komisionit.

Në fillim të  tetorit përfundon afati i komisionit për Presidentin. Mazhoranca po pret një përgjigje nga Komisioni i Venecias para se të vendosë për fatin e Presidentit nëse duhet të qëndrojë në detyrë apo ta shkarkojë per shkeljë të rëndë kushtetutese, pasi ai zhdekretoi 30 qershorin si datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Po për këtë çështje në Tiranë më 6 shtator do të mbërrijë delegacioni i Komisionit të Venecias në një mision faktmbledhës.

Ndërkohë, sa i përket Komisionit Parlamentar mësohet se është hartuar një listë me ata të cilët do të dëshmojnë, listë e cila mbahet top-sekret. Ndërsa Presidenca nuk i ka dhënë ende përgjigje pyetjes së Top Channel nëse Presidenti do të shkojë përpara këtij komisioni në rast se i mbërrin një ftesë e tillë.

Muhamed Veliu dhe Elda Menga

Top Channel