Vetëm 1 pikë për Realin e Madridit në transfertën valenciane ndaj Villareal. Los Blancos u gjendën dy herë në disavantazh dhe nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 duke humbur terren ndaj Atleticos kryesuese që ka aktualisht 4 pikë më shumë se skuadra e Zidane.

Shumë shpejt Gerard Moreno i dha epërsinë nëndetëses së verdhë, megjithatë në sekondat e fundit të pjesës së parë Reali barazoi me Bale që realizoi një gol që erdhi nga një aksion për manual futbolli.

Gjithsesi Villareali kaloi sërish në epërsi me Moi Gomez në minutën e 75-të duke shtangur skuadrën e Zidane, por atëherë kur u duk se vendasit do të dilnin me 3 pikë nga kjo sfidë në minutën e 86-të Bale u bë sërish protagonist duke barazuar shifrat.

Në sekondat e fundit uellsiani mori dy kartonë të verdhë shumë shpejtë duke lënë të tijtë me një lojtar më pak dhe duke humbur ndeshjen e radhës në kampionat./supersport.al

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA