Guri parahistorik që u gjend në një gurore të improvizuar në fshatin Fan të Mirditës është tashmë pronë e Muzeut Historik Kombëtar dhe është zhvendosur aty. Tashmë ai do ti nënshtrohet studimeve të arkeologëve. Deri më tani mund të themi se ai i përket periudhës së bronzit dhe simbolet në të janë ato të një burri. Në ndryshim të rasteve të tjera të artit shkëmbor, kur gjasat janë të shumta për dëmtim, ky nuk ishe rasti.
Sipas arkeologut Rudens Ruka dëshira e të gjithëve ishte që guri të qëndronte aty ku u gjet, sepse i përket veçantisë së asaj zone, por pamundësitë për ta ruajtur në ato kushte, bënë të ta sillnin në muze, prandaj sipas tij konsideruar fitore.
Me sjelljen këtu, ky gur do të jetë një atraksion turistik dhe shumë më tepër i aksesueshëm.
Arti prehistorik nuk është njëlloj si të lexosh një tekst, prandaj edhe gjetja e këtij guri bën pjesë në kontekstin mesdhetar.
Hipotetikisht ende mund të themi që guri i përket mijëvjeçarit të dytë para Krishtit. Në të ka dëmtime jo thelbësore.
Tashmë është ngritur një grup pune me konservues, restauratorë, arkeologë, gjeologë që do ta studiojnë në mënyrën më gjithëpërfshirëse. Do ketë konsulta edhe me kolegë me të huaj dhe në fund do të botohet një studim shkencor.
Vlen për t’u përmendur që banorët e fshatit Xhuxh kanë pasur një sensibilizim të jashtëzakonshëm për ruajtjen e gurit, çka rrëfen për një dashuria të tyren për historinë. Ndërsa origjinali do të qëndrojë në muze, një kopje e këtij guri do të vendoset në Xhuxh të Mirditës, aty ku edhe guri u gjend.
Jetona Koçibelli
Top Channel