Foto ilustruese

Këtë të hënë ka nisur regjistrimi i fëmijëve në kopshtet publikë të Tiranës . Ndryshe nga vitet e tjera në kopshte nuk gjeje prindër që mbanin radhë të gjata në pritje për tu regjistruar

Prindërit kanë dorëzuar dokumentet e nevojshme për regjistrim që nga vertetimi kartës së vaksinave , vërtetimi punës së prindërve ,certifikatat dhe dokumente të tjera, përpara një komisioni  të ngritur për këtë proces.

E njëjta situate ishte pothuajse në të gjitha kopshtet

Por pas kësaj procedure, një tjetër komision do të vendosë nëse fëmija do të pranohet në kopsht me fjetje  apo deri në vaktin e drekës ,në varësi kjo të  mundësive të prindërve . Regjistrimet do të vijojnë për gjate dy javëve për të nisur në datën 16 shtator.

Top Channel