Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka mbajtur fjalimin hapës të sesionit të ri, ku nuk la jashtë vëmendjes edhe zëvendësimin e deputetëve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Nga foltorja, Ruçi theksoi se mandatet “u zëvendësuan shumë shpejtë gjë që ndihmoi në rikthimin e normalitetit dhe legjitimitetit të Kuvendit.”

Ruçi tha gjithashtu se në sesionin që u mbyll dhe me nisjen e sesionit të ri, Kuvendi u konfirmua “si një institucion me një kuorum kushtetues, me një shumicë kushtetuese për të ushtruar çdo funksion ligjor.”

“Kushtetuta u rezistoi aventurave dhe (u qëndroi) parimeve të ‘Magna Carta’, duke shpëtuar kështu sistemin politik të Shqipërisë nga anarkia dhe kaosi”, shtoi kryeparlamentari.

Sa i përket prioriteteve të sesionit të ri parlamentar, Gramoz Ruçi veçoi reformën zgjedhore, për të cilën tha se do të arrihet me konsensus, duke përfshirë edhe opozitën jashtëparlamentare.

“Reforma zgjedhore do të një produkt konsensual i Parlamentit, duke përfshirë jo vetëm opozitën parlamentare, por dhe opozitën jashtë paralamentare”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA