Zyrtarë kanë bërë me dije mëngjesin e kësaj të hëne, se një anije ka marrë flakë, duke rrezikuar jetën e dhjetëra personave, në vijën bregdetare të Kalifornisë.

Të paktën 34 njerëz mendohet të kenë qenë në këtë anije, por deri më tani vetëm 5 prej tyre janë shpëtuar nga Forcat Speciale, e ndërsa personat e tjerë janë shpallur të zhdukur.

Mësohet gjithashtu se kjo anije ishte nisur në një eskursion 3-ditor, sipas detajeve të dhëna nga Santa Barbara, Departamenti i Zjarrit në Qarkun e Kalifornisë.

Nuk është zbuluar ende shkaku i kësaj tragjedie ku 34 persona janë shpallur të zhdukur.

Forcat Speciale Bregdetare kanë mbërritur menjëherë pas sinjalit të marrë, në orët e para të mëngjesit të sotshëm.

Në përditësim…

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA